Pas një periudhe pushim nga shfaqa e pandemisë u mblodh në qytetin e Elbasanit Këshilli I Sigurisë Publike, I cili bën bashkë aktor të dikastereve të ndryshme, si pushtetin lokal, policinë, shoqërinë civile, OJF-të, drejtorinë arsimore etj. Në një qytet si Elbasani ku disa herë siguria publike është lëkundur aktivitete të tilla janë mëse të domosdoshme.
I pari i cili çeli takimin ishte nënkryetari I bashkisë Ervin Muço, i cili ftoi institucionet përgjegjëse të sigurimit të sigurisë të bëhen bashkë për një shoqëri më të qetë dhe harmonike. Thirrja ishte e fokusuar te institucioni që ai përfaqëson , policia dhe prokuroria.
Për përfaqësuesit e sektorit arsimor rol të vecantë në garantimin e sigurisë publike luan shoqëria civile , e cila nuk mund të nënkuptohet pa rolin e shkollave.
Roli që kanë patur strukturat e OJF-ve, komitetet fetare, strukturat vendore të policisë të rinjtë , dhe zyrës arsimore kanë qënë në rritje dhe kontribues për një shoqëri me standarde.Elbasani është bashkia e parë që ka ngritur strukturën e këshillit të sigurisë publike.
infowebtv.com