Mbollën parcelën me 100 rrënjë kanabis, policia shpall në kërkim dy pronarët e tokës

0

Rreth 100 rrënjë kanabis janë zbuluar sot nga policia, në fshatin Larushk të Krujës.

Burime për mediet bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona, të cilët rezultojnë pronarë të tokës, ku u gjetën bimët narkotike.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit me iniciale A.Ç. dhe F.Ç., ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera, lidhur me asgjesimin e kanabisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu