Mbyllen baret dhe restorantet, oraret e reja të aktivitetit: Si do të punojë administrata

0

 

Krahas kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve me të njëjtin orar.

Po ashtu, është vendosur që administrata të punojë online duke shmangur kontaktin me qytetarët.

“Mblidhemi sot këtu. Komiteti teknik i ekspertëve ka analiziar situatën. Në përputhje me zhvillet e situatës në rajon kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave dhe eskperiencën e vendeve. Kemi evidentuar se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i infeksioneve. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analzuar shifrat, shkaqet dhe rekomandimet e OBSH komiteti propzon të merren disa masa. Vlerësojmë se duhet të ndërmarrim këto masa:

Kufizimi i lëvizjes nga opra 22 deri në orën 6 në të gjithë vendin. Të ndalohen baret dhe restorantet nga ora 22 deri në orën 6. Propozojmë smar working për administratën pulike. Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë”, tha Mira Rakacolli nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

E pyetur në lidhje me mundësinë e mbylljes së shkollave, Mira Rakacolli nga Komiteti i Ekspertëve u shpreh se shkollat nuk janë ende një vatër infeksioni, rrjedhimisht nuk do të mbyllen tani për tani.

Sipas saj, vendimi merret hap pas hapi. Nëse më vonë do të shihet që shkollat do të kthehen në vatër infeksioni, atëherë Komiteti i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të situatës.

“Unë shpjegova çdo masë që merret bëhet në bazë të shifrave dhe arsyes se pse janë këto shifra. Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat në vatra infeksioni. Ne po monitorimjmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës“, tha ajo.

Rakacolli theksoi gjithashtu se bërja e maskës me detyrim ka ndikuar në uljen e rasteve të mundshme me koronavirus.

“Maska ka dhënë rezultat sepse përndryshe shifrat do të ishin më të larta“, tha ajo.

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot që të kufizojë lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesin për tre javë në Shqipëri.

Po ashtu, baret dhe rastorantet do të qendrojnë mbyllur duke filluar nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu