Koronavirusi bën kërdinë në Shqipëri, 12 viktima dhe 525 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese” deklaron ministria e Shëndetësisë.
525 rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967
Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114