Mbytet varka me refugjatë klandestinë në Greqi, të paktën 6 viktima

0

Një varkë me emigrantë klandestinë është përmbytur në ishullin Mitilini në Greqi, në Egjeun lindor, me pasojë vdekjen e 6 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Tragjedia ka ndodhur gjatë orëve të natës në ngushticën mes brigjeve greke dhe turke, por u kuptua nga kalimtarët në orët e para të mëngjesit sot, të cilët panë trupat e pajetë që kishin dalë në breg të detit.

Informacioni i parë ishte për shtatë të vdekur, por zyrtarisht Ministria e Transportit raportoi për 6 viktima, shkruan CNN.
Pak pas orës 8 të mëngjesit, trupi i fundit i gjetur është transportuar nga bregdeti në Spitalin e Mitilinit për autopsi.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilën ndodhi tragjedia, ndërkohë që autoritet helene po kërkojnë ende në ujërat e ftohta të Egjeut për gjetjen e të mbijetuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu