Nuk është Real Madrid, gazetari i njohur; Lewandowski mund të transferohet kjo skuadër

0

Kontrata e Robert Lewandowskit me Bayern Munich përfundon në qershor të vitit 2023, por synimi i polakit është të largohet nga Bavaria këtë verë në kërkim të sfidave të reja.

Robert Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Bayern Munich por nuk ka dhënë sinjale rinovimi, përkundrazi polaku duket i joshur nga ideja për të provuar një eksperiencë të re në karrierë pas 12 viteve në Gjermani, nga të cilat 8 i ka kaluluar me fanellën e bavarezëve.

Disa ditë më parë, sulmuesi polak ka theksuar se ai është i  hapur të dëgjojë oferta të reja. Gjithmonë është thënë se ëndrra e sulmuesit ishte të luante me Real Madrid, por gazetari Paco Garcia është shprehur për El Chiringuito se e ardhmja e lojtarit mund të jetë Atletico Madrid.

“Nuk ka negociata me Atlético de Madrid, por fati i Leëandoëskit mund të jetë te kjo skuadër”. Vendimi i familjes së tij është të luajë në Spanjë dhe në ambientin e Atlético Madrid, një mundësi e tillë është marrë parasysh nga drejtuesit e klubit.” U shpreh gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu