Me çanta plot me kanabis në kurriz, arreston dy shqiptarë

0

Këtë të Enjte të 27 Majit 2021, në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio, Janinë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga forcat e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janinës, u arrestuan dy shtetas shqiptarë të cilët akuzohen përtrafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Konkretisht, duke vlerësuar informacionet dhe të dhënat e ardhura nga policia shqiptare në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, u bë ndjekja dhe arrestimi i dy shtetasve shqiptar të cilët transportonin dy çanta me 24 pako me peshë totale 38 kg dhe 350 gr, si dhe u  bë shpallja ne kërkim e bashkëpunëtorit të tyre i cili u largua përmes pyllit

Nga verifikimi rezultoi se dy shtetasit e arrestuar M.L  nga Durresi dhe A.M nga Mirdita kishin urdhëra dëbimi nga Greqia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu