Me kuaj dhe flamuj, Erdogan pritje madhështore për Ramën në Ankara (Video)

0

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Turqi. Rama zbriti në aeroport mesditën e sotme, ndërsa u prit fillimisht nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.

Ndërkohë, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka organizuar një ceremoni shtetërore sipas protokollit për kreun e qeverisë shqiptare. Nga pamjet e publikuara nga presidenti turk vihet re prezenca e kuajve që shoqërojnë eskortën e Ramës, ushtarë, ndërsa është demostruar himni i dy vendeve. “Merhaba asker!”, dëgjohet të thotë Rama teksa u drejtohet ushtarëve.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqiperisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan, krahas pamjeve.

Më herët sot përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se ka shkuar në Turqi për të përmbyllur një mori marrëveshjesh mes dy shteteve për të rritur bashkëpunimin në kuadër të aleancës strategjike.

https://www.facebook.com/344704883576/videos/2790498314501830/

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2790498314501830&ref=watch_permalink&t=16

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu