“Më mirë të largohem se mund të ketë incident”, ja filmimi i Elsa Bitës

0

Elsa Bita, aktivistja e PD-së në Divjakë pretendon se është dhunuar ditën e sotme nga shefi i Komisariatit, Altin Shehu.

Më poshtë është video, ku Bita shihet “live” në “facebook” teksa ka treguar pamjet nga mbledhja që po zhvillohej në një lokal në Divjakë.

Madje si duket vetë aktivistja e ka parashikuar ngjarjen pasi dëgjohet duke thënë në një pjesë “më mirë të largohem se mund të ketë një incident”.

Video ndërpritet në momentin kur afrohet shefi i Komisariatit dhe i thotë Bitës “çfarë problemi ke”.

Si duket këtu ka ndodhur edhe përplasja.

 

Pjesë nga video:

Të gjitha këto makinat që janë këtu janë parkuar përpara lokalit sepse po bëhet mbledhje. Sic e shikoni nuk e di do vijë policia apo jo ta prishi këtë mbledhjen sepse është jashtë normave të lejuara…sic e shikoni…shifeni…po bëhet mbledhje dhe është e palejueshme.

Sic e shikoni janë gjithë makinat e administratës dhe po bëjnë mbledhje brenda në lokal. Janë zbarkuar gjithë administrate. Pse. Nuk ke vend ku të parkosh dmth. Sic e shikoni ja ku janë futur të gjithë brenda në lokal.

Përshendetje, rama ik.

Sic e shikoni gjithë administrate ka zbarkuar te lokali, brenda është full që është e palejueshme dhe po pres do vijë apo jo policia që të marrë masa për lokalin. Po qëndrojnë dhe jashtë.

Sic e shikoni janë të gjithë të PS dhe janë mbledhur në miting. Mbyllen dhe derën se e panë që po filmoj unë përjashta. Djali nuk më lejon të filmoj brenda. Do të presim ti shohim këtu kur të dalin të gjithë pas mbledhjes.

Eshtë e palejueshme. Shikoje. Përshendetje si ia kaloni? Eshtë e palejueshme Erion Brace ke shkel rregullat merr masa. Gjithë administrate e Bashkisë Divjakë është brenda. Urdhëroni. Unë po largohem më mirë se mund të ndodhë ndonjë incident. Erion Brace ke shkelur ligjin, po thyen rregulloren. Ne do ti shohim të gjithë kur të dalin. Unë do të rri përjashta. Por nëse me largojnë është gjë tjetër. Po ky është denoncimi I radhës. Loni Kokoneshi më thotë mua zhduku. Unë jam në rrugë.

Gjithë administrate ka zbarkuar. Ja ku është vëllai I kryetarit që të më thotë mua zhduku. Ja ku po lëvizin. Ku është policia? O shteti ku jeni?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu