Mediat greke: Shqiptarë reklamojnë kalimet drejt Anglisë në TikTok për 6500 euro, bëjnë edhe zbritje

0

GREQI- Thirrjet e shqiptarëve në rrjetet sociale për të shkuar drejt Anglisë me gomone kanë tërhequr vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se shqiptarët po përdorin rrjetet sociale për të reklamuar kalimin e Kanalit Anglez me gomone të mbushura me emigrantë, duke paguar deri në 5500 paund (rreth 6500 euro) për person. GB News, shkruan se dhjetëra llogari shqiptare në TikTok flasin për transportin e burrave, grave dhe fëmijëve nga Franca në Britani dhe madje reklamojnë udhëtimin, i cili fillon në Shqipëri dhe më pas përmes Brukselit në Belgjikë, çohet në Francë me synojnë të kalojnë kanalin anglez për të gjetur veten në Britani.

Emigrantët inkurajohen t’u dërgojnë atyre një mesazh WhatsApp me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar. Videot e postuara në TikTok përfshijnë datat e kalimit, si dhe pamjet e njerëzve që largohen nga Franca dhe hipin në varka.

Llogaritë përfshijnë fotografi të MB për të vërtetuar udhëtimin e suksesshëm. Një tjetër video e postuar muajin e kaluar, e përkthyer nga shqip në anglisht, thoshte: “Sot kaluam tre gomone me 60 persona nga Dunkirk për vetëm 5,500 £ për person – ne jemi ekipi më i fortë në Francë”.

Videot që janë ngarkuar kanë bërë që shumë përdorues të mediave sociale të pyesin pse autoritetet nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar kalimet e paligjshme të imigracionit. Vetëm të hënën, më 1 gusht, të paktën 696 njerëz kaluan Kanalin me varka të vogla – numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu