“Menaxhim skandaloz i KQZ”/ Celibashi pas zgjedhjeve i përgjigjet deklaratës së kryeministrit Edi Rama

0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka bërë publike rezultatet në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Celibashi u pyet në lidhje me deklaratën e Ramës i cili pas përfundimit të votimit u shpreh se gjithçka shkoi mirë përveç menaxhimit skandaloz të KQZ.

Kryekomisioneri tha se nuk ka asnjë koment për këtë deklaratë.

“Më lejoni t’ju them që nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit” tha shkurtimisht ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu