Merr flakë shtëpia në Tiranë, dëmtohet 8 vjeçarja, transportohet me urgjencë në spital

0

Një banesë në fshatin Façesh të Tiranës, është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme. Për pasojë është dëmtuar 8 vjeçarja e cila ndodhej brenda shtëpisë në pronësi të shtetasit B.B.

E mitura është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Policia ndohet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu