Merr fund arratia. Arrestohet Dardan Krivaqa që rrahu për vdekje 18-vjeçaren dhe e la te dera e spitalit

0

Ka marrë fund arratia. Policia ka arrestuar Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjes e 18-vjecares, Marigona Osmani në Ferizaj të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar para disa personave që po protestonin në Ferizaj, nga një zyrtar i policisë së Kosovës.

“Para dy tre minutash kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt në një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Varrimi i të ndjerës, do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu