Merren të pandehur kryetari i PD dhe ish deputeti/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për pengimin e eskortës së Edi Ramës në Librazhd. Ja akuzat

0

Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për sulmin ndaj eskortës së Ramës në Librazhd, të pandehur janë marrë kryetarët e PD nëpër degët e qarkut dhe ish-deputeti

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për sulmin e bërë ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama në Librazhd. Zyrtarët e PD janë marrë të pandehur për akuzën e “Organizimit, pjesemarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

I pandehur është marrë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Ngjarja ka ndodhur në 13 qershor 2019 në hyrje të Librazhdit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu