Merrte në spital bombola oksigjeni e i shpërndante nëpër shtëpi/Arrestohet oksigjenisti i spitalit

0

Sa vijnë e po dalin në pah abuzimet me situatën e pandemisë së koronavirusit. Pas denoncimit të skandalit të sanitares e cila i merrte lekë vajzës së një pacienteje që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në pranga ka rënë dhe një oksigjenist i spitalit të Kavajës.

Ai është arrestuar pasi akuzohet se mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes “ informon policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu