Mevlani i “Për’puthen” në takim me 22-vjeçaren që s’ka patur kurrë të dashur: Edhe unë jam i virgjër!

0

Programi Për’puthen ka marrë një vëmendje të madhe nga publiku, e kryesisht të rinjtë. Ndërkohë, para pak ditësh një nga deklaratat që bëri bujë dhe shkaktoi debate në studio, ishte pikërisht ajo e 22-vjeçares Sindi Loci, e cila tha se ishte e virgjër dhe nuk kishte patur kurrë të dashur. Ajo ka patur një takim me konkurentin Mevlan Shaba, por mesa duket nuk shkoi ashtu siç duhej. Kjo pasi në bisedë e sipër, Mevlani ka bërë një shaka, e cila nuk i pëlqeu shumë Sindit. Mevlani deklaroi se edhe ai ishte i virgjër, njëlloj si 22-vjeçarja.

Pjesë nga biseda:

Mevlan Shaba: A mendon që fakti që jemi të dy artistë mund të na përputhi?

Sindi Loci: Çfarë ke gjë tjetër të përbashkët ti me mua përveç kësaj që the?

Mevlan Shaba: Të ta tregoj?

Sindi Loci: Po!

Mevlan Shaba: S’e kam treguar asnjëherë në fakt këtë gjë… Edhe unë jam i virgjër!

Sindi Loci: Po ti qenke tamam për gjynah…

Mevlan Shaba: Po pra, tamam burrë për shtëpi.

Sindi Loci: Kjo pjesa jote që ti i merr të gjitha gjërat me shaka nuk më pëlqen.

Mevlan Shaba: Po thash të të provokoja një herë të shihja karakterin tënd.

Sindi Loci: Po ti e ke parë tashmë karakterin tim.

Mevlan Shaba: Po pra, që merrke flakë shpejt…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu