Ministri grek në Shqipëri/ Mediat greke:” Do bëhet siç do Athina.”

0

Mediat greke kanë bërë të njohur axhendën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, për ditën e nesërme gjatë vizitës në Tiranë.
Gjatë vizitës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.
“Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ (Zona Ekonomike Ekskluzive) me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe kështu hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon, në mënyrën që Athina dëshiron”, shkruajnë mediat greke.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu