Ministria e Kosovës e Shëndetësisë së Kosovës njofton se do të dërgoj në Shqipëri rreth 60 mjekë

0

Pas telefonatës së Ramës, Kosova dërgon 60 mjekë të vaksinohen në Shqipëri

Autoritetet kosovare do të dërgojnë 60 mjekë të cilët do të marrin vaksinën anti-Covid në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku përmes një njoftimi për media cilësohet se ministri Kosovar i Shëndetësisë Armend Zemaj ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve të mjekëve për vaksinim.

“Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Më herët, Shqipëria ka thënë se ka në dispozicion 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit për mjekët e Kosovës.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.
Kosova pret që të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Këto vaksina është paralajmëruar se do të arrijnë në muajin mars.

Zyrtarët qeveritarë po ashtu kishin deklaruar se kanë arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500.000 dozave të vaksinës, por nga kjo kompani, kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ende janë në diskutim me Qeverinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu