Ministrja austriake: Duhet t’ju japim prespektivë për t’u anëtarësuar në BE

0

 

Ministrja austriake për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler, zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri ku u takua me ministren e jashtme Olta Xhaçka dhe mbajti një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministrja tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të përshpejtohet prandaj edhe Austria po ndihmon në përshpejtimin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.

Ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së sepse ndryshe të gjithë do të humbasin, duke qenë se në rajon po mundohen të influencojnë faktorë të jashtëm.

“Ne duhet t’ju japim ju perspektive për të hyrë në Bashkimin Evropian në kuadër të besueshmërisë së BE. Nëse nuk e përshpejtojmë këtë proces, të gjithë humbasim. Kjo është arsyeja pse po avokatojmë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ju po bëni shumë për ti treguar BE se doni që të shihni hapa të mëtejshëm. Ju jeni angazhuar në shtetin e së drejtës dhe Austria po mbështet 5 projekte në këtë drejtim.

Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat e unionit tonë. Për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE ky projekt nuk është e plotë. Duhet të plotësojmë hendeqet. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE.

Nga dita e parë kam avokatura për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para mbërritjes së pandemisë. Kam thënë që duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit, sepse flasim për të ardhmen e BE”, tha ministrja Edstadler.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu