Tentoi të ikte me vrap kur pa policinë , arrestohet ‘El Chapo’ shqiptar, çfarë iu gjet në makinë

0

 

Një shtetas shqiptar i moshës 37-vjeçare është arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese italiane pasi është kapur me 37 pako të mbushura me lëndë narkotike.

Ajo që ra në sy të hetuesve është mbështjellja e lëndës narkotike me natriban dhe me imazhin e narkotrafikantit meksikan ‘El Chapo’.

Shqiptari u pikas nga efektivët e një patrulle në shërbim dhe i shtoi dyshimet e policëve italiane në momentin që tentoi të largohej me vrap.

Brenda makinës në posedim të tij, efektivët gjetën 37 pako kanabis dhe 2,800 euro ‘cash’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu