Ministrja e Insfrastrukturës, Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme kandtierin e ndërtimit të areoportit të Kukësit, për ndërtimin e së cilit po punohet me ritme të shpejta.
Ministrja ka bërë me dije se areoporti do të ketë përfunduar para muajit prill.
“Tani,- tha ministrja,- duhet të nisë puna për çertifikimin.Po punohet paralelisht në disa drejtime, zgjatjen dhe zgjerimin e pistës, ndërtimin e terminalit, si dhe ngritjen e godinave të tjera të cilat janë të nevojshme për funksionimin e këtij aeroporti. Tani duhet të nisim punën për certifikimin”.
Njëri nga inxhinierët u shpreh: “Në pistë janë shtuar 300 metra, që të bëhet e kategorisë 3, që të zbresin avionët, se ky është nja aeroport sfidues, sepse bazuar në terrenin e Kukësit zbritja është shumë shumë e vështirë prandaj na u desh ta zgjasnim pistën me 300 metra” tha ai.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





