Flet pronari i marketit ku Anton Keli kërkoi ndihmë pas atentatit: “Erdhi me shpejtësi në market, fjalët e fundit që më tha para se të shembej në tokë”

0

 

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i Anton Kelit mbrëmjen e djeshme në Rreshen. Pronari i marketit ku viktima Anton Keli ka kërkuar ndihmë, Petrit Reçi ka sjellë detaje nga fjalët e fundit që ka thënë viktima, para se të rrëzohej pa ndjenja dhe të humbiste jetën teksa transportohet drejt spitalit.

“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, por jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku? Te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë tjetër përveç asaj që më tha më tha, “jam plagosur te makina””, është shprehur Reçi, që padyshim nuk e fsheh tronditjen nga ngjarja e rëndë e ndodhur.

Sipas burimeve Anton Keli nuk rezulton të jetë person me precedent penal dhe duke qenë se ka lidhje me familjen Gjini, hetimet janë përqendruar tek ngjarjet e mëparshme, por edhe tek ndonjë konflikt personal që mund të ketë patur. Në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat po analizohen nga grupi hetimor. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, teksa 3 nga plumbat e kanë kapur në trup.

Anton Keli prej disa kohësh jetonte vetëm me nënën e tij pasi pjesa e tjetër e familjes banon në Gjermani, ndërsa banorët e lagjes e konsiderojnë një njeri të komunikueshëm dhe pa probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu