Ministrja e Arsimit reagon për hapjen e Universiteteve

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë sugjeruar që të hapen “pjesërisht” Universitetet.

Komiteti njoftoi sot do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve.

Pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministria e Arsimit ka marrë vendim për hapjen e auditoreve.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është të punojmë intensivisht për të garantuar një proces sa më të rregullt, ku natyrisht prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e gjithsecilit, thotë ministrja.

“I kemi vlerësuar dhe mirëkuptuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat tuaja të drejta për hapjen e auditoreve. Ka qenë një sakrificë e jashtëzakonshme për të gjithë së bashku që procesi mësimor në të gjithë elementet e tij të zhvillohej totalisht online, por besoj që ja kemi dalë të gjithë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar përpara.

Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditoret e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është të punojmë intensivisht për të garantuar një proces sa më të rregullt, ku natyrisht prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e gjithsecilit. Le ta përdorim maksimalisht këtë periudhë për të komunikuar e për t’i mbështetur sa më shumë studentët me qëllim finalizimin me sukses të këtij viti akademik.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur përballë çdo vështirësie dhe nevoje të mundshme.

Kam shumë besim tek ju dhe jam e sigurt që do t’ja dalim!”, shkruan Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu