Ministrja e Drejtësisë tregon si do të lehtësohen masat në burgje

0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se nga 14 qershori do të rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, si dhe aktivitetet dhe lejet e veçanta për këtë kategori.

Ministrja shprehet se të dënuarit mund të takojnë 1 herë në muaj familjarët, por këta të fundit duhet të paraqesin pranë burgut çertifikatë vaksinimi, test negativ ndaj COVID-19 apo test që provon se e ka kaluar COVID-19.

Të miturit mund të zhvillojnë 4 herë takim me familjarët në muaj.

Ministrja tha se do të fillojë edhe dhënia e lejeve të veçanta për raste mortore sipas parashikimeve ligjore ndërsa theksoi se rinisja e aktiviteteve në burgje do të bëhet me respektimin e masave anti-COVID.

Fjala e ministres Gjonaj

Mbi lehtësimin e masave, grup teknik i ngritur në MD me personel shëndetësor kanë vlerësuar, kanë propozuar lehtësimin e disa masave për një periudhë të përkohshme, duke monitoruar situatën.

Sa i përket lehtësimit të masave kufizuese, për një periudhë të përkohshme, është bërë dhe një vlerësim të sugjerimeve, si dhe referuar disa praktikave të vendeve europiane që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet duke mbajtur në konsideratë situatën e popullatës.

Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime:

1-Rifillimin e kufizuar të takimeve me familjarët

2-Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta

3-Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore

Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në:

Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID.

Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj.

Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore.

Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar.

Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here