Mjekët: Duhet të krijohet një institucion si FDA

0

Gjatë tryezës së mjekëve, Kadeshi ka deklaruar se cilësia e medikamenteve është shumë e rëndësishme dhe se ekspertët për këtë institucion duhet që të specializohen jashtë vendit.

 Mjeku Fatos Kadeshi ka deklaruar se në vendin tonë duhet që të krijohet një institucion për kontrollin e barnave si FDA-ja. Gjatë tryezës së mjekëve, Kadeshi ka deklaruar se cilësia e medikamenteve është shumë e rëndësishme dhe se ekspertët për këtë institucion duhet që të specializohen jashtë vendit.

“Duhet të krijohet një institucion për kontrollin e barnave si FDA-ja. Cilësia e medikamenteve është shumë e rëndësishme. Duhet të specializohen komisioni i GNP-së si dhe i farmakovigjilencës. Institucioni si FDA-ja duhet që të futet në axhendë sa më shpejt si dhe ekspertët duhet që të specializohen jashtë shtetit,” tha  Kadeshi.

Ndërsa mjeku Admir Nake ka deklaruar se nëse një mjek largohet nga vendi, ai ka marrë bashkë me veten edhe shpresën e qytetarëve. Gjithashtu Nake ka shtuar se shëndetësia si dhe arsimi duhet që të konsiderohen si prioritet kombëtar në vend.

“Nëse ju shikoni një mjek që largohet, dijeni se ai ka marrë me vete edhe shpresën e shqiptarëve. Nëse mjeku ikën, ikën oksigjeni, dhe nëse oksigjeni bie ju e dini se çfarë ndodh. Shëndetësia dhe arsimi duhet të konsideron si prioritet kombëtar”, tha Nake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu