‘Mjekrroshi’&’Çerri’/ Identifikohen dy ‘bossët’ shqiptarë, shkuan për 2.2 ton kokainë në Peru

0

Bëhet fjalë për Franc Malon dhe Gentjan Metën, të dy përfaqësues të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit “Los Balcanes”.

Identifikohen dy shqiptarët e kërkuar nga policia peruane për 2.2 ton kokainë të kapur disa ditë më parë që kishin destinacion final Holandën. Bëhet fjalë për Franc Malon dhe Gentjan Metën, të dy përfaqësues të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit “Los Balcanes”.

Sipas mediave vendase, të dy kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimin ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy ton kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë thembra që do të kishte si destinacion Holandën.

Të dy, të njohur si ‘Barbas’ (Mjekrroshi) dhe ‘Pelado’ (Çerri), kanë hyrë legalisht në vendin ne Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos. Shqiptarët zunë dhoma në hotelin QP Hotels Trujillo, në El Golf.

Po ashtu, sipas mediave të huaja, 7 persona janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në bandën e transportit të dorgës. Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e transportit të kontrabandës së drogës. Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë.

Ndërsa droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanaçe, ndërsa organizata do paguante për drogën me monedha virtuale, bitcoin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu