Mjeku grek nga Selaniku, Daniel Konstantinidis, bëri dje thirrje për ndihmë në rrjetet sociale, ndërsa Greqia është duke u përballur me një valë të dytë të koronavirusit.
“Na ndihmoni”, shkroi doktori, duke theksuar se jemi në një luftë shëndetësore të pashembullt, siç nuk është hasur nga asnjë brez që jeton aktualisht në planet.
Duke folur për SKAI, ai tha se postimi i tij u bë pasi kishte shkuar në klinikën Covid-19 për të intubuar një pacient rreth të 40-tave, një djalë i ri dhe kështu donte të përshkruante realitetin me të cilin përballet personeli mjekësor.
“Tani jemi në kufijtë tanë, prandaj bëra postimin. Të gjithë duhet ta kuptojmë se jemi në gjendje të luftës shëndetësore ”, shprehet ai ndërsa theksoi se të gjithë duhet të respektojnë masat.
Mjeku gjithashtu konfirmoi se dje dy persona 25 dhe 30 vjeç ishin intubuar në Papanikolaou pa probleme serioze.
“Problemi është sindroma e distresit respirator që zhvillohet dhe që njerëzit ndonjëherë nuk e kuptojnë,” tha ai.