Mjeku Ilir Alimehmeti në garë për Bashkinë Tiranë? Berisha jep vlerësime: Tiranën e kemi fituar 4 herë me….

0

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nëse e mbështet mjekun e njohur Ilir Alimehmeti për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ai shprehu vlerësime për Alimehmetin, por theksoi se emri i kandidatit do të zgjidhet nga primaret. Gjatë intervistës, ish-kryeministri tha se në herët që PD ka fituar Tiranën kanë qenë profile politike të kandidatëve.

“(Për mjekun Alimehmeti) Me reputacion të plotë, të njohur. Vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai apo një tjetër…Tiranën e kemi fituar 4 herë me profil politik. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik”, theksoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu