Mjeti ku udhëtonte si pasagjere doli nga rruga, humb jetën gjatë transportit për në Tiranë 29-vjeçarja

0

Ka ndërruar jetë 29-vjeçarja me inicialet XH.H, e cila mbeti e plagosur ditën e djeshme në një aksident në afërsi të Pogradecit. Ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia ka proceduar dhe drejtuesin e mjetit, i cili ka mbatur dhe vetë i plagosur.

Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, si pasojë e motit me reshje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu