Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me mesazhe suporti

0

E njohur për bukurinë e saj dhe për hijeshinë prej perëndeshe bukurie, modelja Franceska Rustem ka qenë së fundmi protagoniste e një prej videove më të bukura të realizuara ndonjëherë nga fotografi i njohur Said Mhamad në të cilën modelja shqiptare “shemb” gjithçka rreth saj me bukurinë dhe linjat e jashtëzakonshme. Fotot dhe videoja janë një mrekulli, por ka ndodhur një e papritur për modelen e njohur shqiptare.

Videoja është publikuar në autorësinë e dikujt tjetër e saktësisht te një modeleje të huaj me disa mijëra ndjekës,duke humbur kështu punën e madhe të modeles Rustem. DM-ja e super modeles është mbushur me mesazhe nga ndjekësit e saj duke e mbështetur dhe duke i vënë në dukje faktin jo shumë të pëlqyer të përvetësimit të videos. Modelja është treguar mjaft profesionale dhe ka ruajtur qetësinë duke treguar edhe njëherë se një nga kushtet për të qenë një modele e sukseseshme është qytetaria dhe dashuria për paqen. “Puna është e vetmja gjë që të nxjerr në dritë ”-  u shpreh Franceska e pyetur nga redaksia jonë. Ne i urojmë suksese më tej dhe të jetë ky ndoshta rasti i i parë dhe i fundit i ndodhur në jetën e saj profesionale…!
Videon e keni më poshtë prandaj shikoni dhe gjykoni ju:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu