Momenti i neutralizimit i burrit që qëlloi me shuplakë Macron

0

Një tjetër video e goditjes me shpullë ndaj Presidentit të Francës ka dalë në mediat e huaja. Në këtë video të re nga një tjetër këndvështrim duket më qartë skena, ku Macron fillimisht vjen me vrap për t’u përshëndetur me mbështetësit.

Në fakt personi që takoi nuk ishte një mbështetës, por ai e qëlloi papritur me shuplakë duke krijuar incidentin e dhunshëm.

Një prej rojave ndërhyu menjëherë kundër djalit me flokë të gjata, maskë e syze, kurse një tjetër hoqi menjëherë Macronin për ta mbrojtur.

Presidenti i Francës pas pak sekondash rikthehet përsëri në vendin ku ishte për të folur me një tjetër person, ndërkohë që shoqëruesit po merreshin me autorin e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu