Kuvendi e shkarkoi me 104 vota, për Presidentin Ilir Meta tani vendos Gjykata Kushtetuese

0

Kuvendi shkarkoi sot (9 qershor) me 104 vota pro Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.

Seanca nuk pati surpriza. Thuajse në bllok nga opozita e re dhe maxhoranca u shprehën pro largimit të tij.

Në votim morën pjesë 114 deputetë ndërsa në Kuvend nuk ishin të pranishëm Ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli, Korab Lita, Rudina Hajdari Amra Borova dhe Agron Kapllanaj.

Më përpara u votua me 104 vota pro dhe raporti i Komisionit Hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu