Monika Kryemadhi mban “peng” fatin e Kejdi Mehmetajt dhe Petrit Vasilit, kush do futet në Kuvend

0
  1. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka rezultuar të jetë fituese e mandatit të deputetes në dy qarqe, Tiranë dhe Fier ku ishte renditur e para në listat e partisë së saj.

Nëse ajo vendos të marrë mandatin në Tiranë, në Fier futet Kejdi Mehmetaj e cila ka arritur të marrë 712 vota.

Ndërkohë në Tiranë, Kryemadhi po mban pezull vendin në Kuvend të Petrit Vasilit i cili arrin mandatin nëse kryetarja e partisë shkon në Fier.

Vasili ka arritur të sigurojë më pak vota se Mehmetaj, 362 gjithsej, ndërsa deri më tani Erisa Xhixho në Tiranë e ka të sigurt mandatin në Kuvendin e ardhshëm, pasi LSI siguroi 2 vende në Tiranë.

TIRANË

Monika Kryemadhi 2446 vota

Erisa Xhixho 1066 vota

Petrit Vasili 362 vota

FIER

Monika Kryemadhi 1771 vota

Kejdi Mehmetaj 712 vota

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu