“Mori thikën dhe tha të flinim të qeta”/ Në ditën e 24-tërt të grevës gruaja naftëtare tenton vetëvrasje

0

Në ditën e 24 të grevës së grave narftëtare gjendja e tyre psikologjike dhe shëndetësore është rënduar ndjeshëm.
Fatmirësisht, ditën mbrëmjen e djeshme një ngjarje nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi në nga gratë ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Këtë e shpjegon një prej shoqeve të saj teksa u shpreh, se gruaja kishte marrë një thikë dhe u tha të tjerave që të flinin të qeta.
“Pas gjithë asaj pritje dje të kreut të shtetit që u gëzuam pa masë shoqja ime ishte shumë entuziastë se do të vinte presidenti meqë na kishte dhënë mbështetje nëpër media dhe mendonim se nuk kishte logjik mos të kthehej këtu, megjithëse agjendën e tij nuk e bëjmë ne, ka këshilltarët e tij s’
na intereson kjo pjesë. Shoqja ime kur afroj darka për ne, ora 10 e ca dhe po qanim hallet tona çfarë do veprojmë. Shoqja ime doli në korridor mori thikë por ne nuk e kuptuam vetëm tha flinin tani se erdhi ora të flemë gjumë dhe u gdhifshi mirë nesër. E kemi përjetuar keq. Është një tmerr i vërtet. Nuk e di, të kërkosh bukën e gojës duhet të flijohet një grua, nje zonjë që të fitojnë naftëtarët? Jo,jo. Ne kauzën e kemi të drejtë nuk jemi gra për show por jemi gra të bukës së gojës. E kupton çfarë sakrificë bëri shoqja ime? Nuk e besoj si e kam këtu në krah sot. Nuk e di presim një zgjidhje sa më parë të mos ndodhi diçka që të ndahet nëna nga fëmija. Në këtë kohë pandemie kur fëmjët skanë as bukë, në rrimë këtu që t’iu çojmë pak bukë fëmijëve. Shumë e vështirë, katastofë është për mua. Katastrofë edhe për vëllezërit naftëtarë që na mbështesin deri në 10 të darkës, edhe 24 orë kanë ndenjur. Kur i kërkova dje njërit një pako paracetamol, më tha se nuk ka lekë do të iki ta marr atje me të shënuar dhe ma solli. Ja ky është realisteti në Mallakastër, në Ballsh” – tha një prej grave naftëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu