Motori përplaset me bordurën, plagoset drejtuesi

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. Abcnews.al mëson se një motoçikletë, që ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit ka humbur kontrollin. Motori fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal.

Më pas motori është përplasur në asfalt dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta në kokë e trup. 35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyerjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorit dhe lagështira në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu