Moyes merr karton të kuq pasi goditi me top drejt një fëmije!

0

GJERMANI – Duhej të ishte një natë historike për West Hamin, por në fund ishte një zhgënjim i madh. Skuadra londineze nuk arriti ta ndryshonte rezultatin në Frankfurt (1-2) dhe pas disfatës së ndeshjes së parë, humbi edhe në të dytën 1-0 kundër djemve të Eintrahtit, të cilët siguruan me meritë biletën për në finalen e Europa League.

Ndeshja u ndërlikua pas disa minutash, me përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit të majtë Cresswell (19’) për një faull ndaj Hauge, më pas situata u përkeqësua me golin e Borré.

Në pjesën e dytë, erdhi edhe e kuqja për David Moyes: trajneri skocez u përjashtua nga gjyqtari për shkak se goditi topin drejt një fëmije, që mblidhte topat në stadium. Ky episod aspak i bukur, ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes.

Babai i trajnerit të West Ham, që ishte në tribunën në moshën 86-vjeçare për të mbështetur “Hammers”, sigurisht që nuk ka qenë krenar për këtë veprim të djalit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu