“Mungoj në çdo gjë të rëndësishme”, Bella Hadid me lot në sy tregon arsyen pse nuk ishte e pranishme në festën e Anwar

0

Anwar Hadidi, partneri i Dua Lipës, festoi ditën e djeshme 22-vjetorin e lindjes. Mes mesazheve të shumta të urimit nuk mund të mungonte dhe një nga këngëtarja shqiptare i mbushur plot dashuri. Dua postoi në Instagram disa nga fotot më të bukura me Anwar dhe i bëri një dedikim romantik.

“Gëzuar ditëlindjen zemër! Një tjetër rrotullim rreth diellit. Ti e bën botën time shumë më të mirë! Jam me fat që të dua dhe që më do. Dexter është më shumë fat gjithashtu dhe të do shumë! Mezi po pres që të festojmë për ty”, shkroi Dua në urimin e saj.

Në festën e organizuar për ditëlindjen e Anwar duket se ka munguar një person shumë i rëndësishëm. Bella Hadid nuk ka qenë e pranishme në festë dhe ka shpërthyer në lot në rrjete sociale për shkak të mungesës së saj.

“E emocionuar për shkak se mungoj në çdo festë, ditëlindje, pushime, me pak fjalë në çdo gjë të rëndësishme për mua për shkak të punës sime… miqtë e mi dhe familja jetojnë matanë qytetit. Jam e lumtur për punën, thjesht do të bëja gjithçka që t’i përqafoja të gjithë ata në këto momente. Veçanërisht vëllain tim të vogël sot”, shkruan Bella përkrah postimit ku shihet me lot në sy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu