Murati lë në baltë Sindin dhe deklarohet vetëm për Olën

0

Murati dhe Ola u përshtatën shumë shpejt me njëri-tjetrin, aq sa djali nga Turqia harroi menjëherë Sindin, me të cilën pati disa takime në “Për’puthen”. Madje sot, në takimin e tretë me Olën, Murati bëri një deklaratë shumë të fortë. Gjatë takimit ai i tha Olës se deklarohet vetëm për të në emision. Teksa ishin duke u përkëdhelur dhe prekur me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.

Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muartin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër, emrin e të cilit premtoi e do e tregojë të premten.

“Unë do dal dhe me një djalë tjetër. Nuk jam e pasigurt, por dua ti tregoj Muratit një anë tjetër të timen. Mund të dal me një mashkull tjetër, por mund dhe mos të dalë, mbetet për t’u parë”, tha Ola.

Murati e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se kjo është e drejta e Olës dhe se ai ka dëshirë ta shikojë se si do të veprojë.

Gjatë takimit Ola dhe Murati përmendën edhe Sindin. Më pas në studio Ola pati një përplasje me Sindin, duke i kërkuar llogari kësaj të fundit se përse vazhdon të qëndrojë akoma në program. Pyetja e Olës nuk u prit mirë edhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët i dolën kundër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu