Ndahet nga jeta pas infektimit me Covid-19 basketbollisti

0

Petraq Gjogu, basketbolliti dhe arbitri i ndeshjeve të volejbollit nga Berati, ka vdekur ditën e sotme pasi kishte kohë që ishte infektuar me Covid.
72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas,që e kujtojnë atë me nostalgji. Petraq Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.
Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij,ka qënë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat,ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD Berat,Gazmend Azizi,duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”,i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu