Ishte pozitiv ndaj Covid dhe u përpoq të kalonte kufirin/ Procedohet 63-vjeçari

0

63-vjeçari me inicialet M.G, banues në fshatin Armen të Vlorës, është proceduar penalisht për shkak të mosrespektimit të masave anti Covid.
63-vjeçari është ndaluar pasi u kap në Kakavijë me një dokument që tregonte se ishte pozitiv për Covid-19.
Testin ai e kishte bërë në një laborator, në një klinikë private. Gjithashtu, 63-vjeçarit i është vendosur edhe një gjobë me vlerë 700.000 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu