Ndalimi i furgonit me ushqime në Vaqarr nga PD, reagon Rama

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndalimin dhe dhunimin e një furgoni në Vaqarr nga eksponentë të Partisë Demokratike me aludimet se aty po shpërndheshin ndihma në këmbim të blerjes së votës, ndërkohë që policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se ishin ushqime për iftar e jo ndihma.

Rama shkruan përmes një postimi në Tëitter se dhunimi i iftareve nga paramilitarë të Partisë Demokratike është një çmenduri e padëgjuar.

Kryeministri ftoi qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bëjnë durim pasi e diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu