Ndërpritet procesi i numërimit, ikin dritat në dy KZAZ në Fier

0

Në dy KZAZ në Fier është ndërprerë numërimi për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Energjia elektrike është ndërprerë në KZAZ-të 58 dhe 59.

Siç shihet nga pamjet monitorët janë të fikur, ndërsa numëruesit janë në pritje që të rikthehet energjia për të vijuar me punën. Prej disa orësh vijon puna për numërimin e votave nominale në KZAZ-të e qarkut të Fierit.

Aktualisht janë numëruar kutitë e 128 qendrave të votimit nga 580 në total në të gjithë qarkun e Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu