Ndërron jetë djali 18-vjeçar i ish-mesfushorit të Gjermanisë

0

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-mesfushorit të Gjermanisë, Michael Ballack. Ish-lojtari i Bayern Munchen ka marrë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të djalit të tij në moshën 18-vjeçare.

Siç bën me dije televizoni portugez “TVI24”, tragjedia ndodhi në jug të kryeqytetit të Lisbonës pranë shtëpisë së pushimeve të Ballack.

I riu po shëtiste me motoçikletë në Villasdo Mar ku u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit. Një lajm i zi për ish-yllin e kombëtares gjermane, por edhe të bavarezëve, që sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojnë pranë tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu