Ndërron jetë i moshuari nga Gramshi që u hodh nga kati i katërt i spitalit (EMRI+FOTO)

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 66-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji.

Pak më parë gazetarja e Infoweb Media raporton se 66- vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra.

Raportohet se i ndjeri kishte probleme të shëndetit mendor, por ishte i shtruar për ftohje në spitalin e Gramshit.

Nuk dihet ende nëse do ketë mbajtës përgjegjësie për ngjarjen e ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu