Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur në Durrës

0

Një aksident me katër të plagosur është regjistruar para disa minutash në rrugën Manëz-Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Siaps burimeve paraprake mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Katër personat që udhëtonin me këtë mjet kanë mbetur të lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtaret e rastit, ndërkohë që Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Bëhet me dije se të plagosurit raportohet se janë nisur drejt spitalit, sakaq shoferi i automjetit është ndaluar nga uniformat blu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu