Ndihmuan Nuredin Dumanin, gjykata vendos masën arrest me burg dhe për 5 të tjerët

0

Pas Nuredin Dumanit, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë edhe për 5 persona të tjerë, të cilët u prangosën gjatë operacionit për kapjen e të shumë kërkuarit.

Ndaj 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani është dhënë masa e arrestit me burg. Ai akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt i është kapur dhe një pistoletë të cilën e kishte me vete.

Gjithashtu prokuroria ka caktuar masën me burg edhe për 20-vjeçaren Mirjetë Hajdini e akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit.

Ndërkohë masa arrest me burg është dhënë dhe për dy mjekët e spitalit të Fierit, më konkretisht Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, të cilët mjekuan Dumanin por nuk njoftuan policinë.

Masa më e lehtë është dhënë për laburantin Bledi Bërdalli, atë të arrestit shtëpiak.

Gjatë ditës së nesërme Nuredin Dumanit pritet t’i komunikohet një tjetër masë.

Prokuror për Dumanin dhe dy të tjerët që u arrestuan me të është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ndërsa për dy mjekët dhe infermierin, prokuror është zv.Drejtuesi i Prokurorisë, Gentian Hazbiaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu