Ndikimi i drejtpërdrejt i ekonomisë, / 215 vetëvrasje në Shqipëri në vitin e pandemisë

0

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm.

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta. INSTAT raportoi se se numri i vetëvrasjeve, në vitin 2020, në total ka qenë 215, nga 216 një vit më parë.

Shifrat flasin sërish për një numër të konsiderueshëm, si dhe një raport 3-fish më të lartë se sa vrasjet në Shqipëri (55 vrasje në 2020-n).

Ekspertët rikujtojnë edhe rastet kur fenomeni ka mbetur në tentativë. Sipas tyre, tentativat për marrjen e jetës vitin e shkuar kanë pasur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit, përkatësisht 129 raste të raportuara dhe gjithashtu, mendohen edhe dhjetëra të tjera të paraportuara.

 

 

Vetëvrasjet dhe përpjekjet për vetëvrasje kanë një dëm të jashtëzakonshëm emocional për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën, si dhe për të mbijetuarit e përpjekjeve. Por vetëvrasja ka kosto ekonomike për individët, familjet, komunitetet, shtetet dhe kombin në tërësi. Këto përfshijnë kostot mjekësore për individët dhe familjet, humbjen e të ardhurave për familjet dhe produktivitetin e humbur për punëdhënësit, nga ana e familjarëve, miqve të dekurajuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu