Ndodh në Shqipëri/ Çudira elektorale! Mjeku Artan Koni garon për Thurjen, e shoqja bjonde kirurge me kryetar Tom Doshin

0

Nuk kanë fund çudirat e listave elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Burrë e grua nën një çati, por rivalë me parti, është shprehja që i shkon për shtat çiftit të mjekëve Koni. Artani dhe bashkëshortja e tij Senera garojnë për dy parti të ndryshme në zgjedhjet elektorale. Mjeku Koni është në listat e Thurjes së Endri Shabanit, ndërsa Senera në listat e Tom Doshit.

Përkatësisht Koni garon në Durrës, ku është edhe koordinator i partisë, ndërsa e shoqja renditet në vendin e 26-të në Tiranë. Dikur ajo ka qenë prezantuese e programeve të Thurjes, teksa tashmë gjendjet në listat e Doshit, duke e lënë mister këtë ndryshim preferencial partiak, gjykuar edhe nga zgjedhjet e të shoqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu