Ndryshime në Policinë e Elbasanit, emërohet shefi i ri

0

 

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Në krye të sektorit të krimeve është emëruar Faik Ruko.

Sokol Novaku, i cili mbante derimë tani këtë post, është transferuar në Gramsh, në të njëjtin pozicion, veçse në një qytet me të vogël.

Elbasani është një prej qyteteve më të goditura nga krimi i organizuar dhe përplasja mes bandave, ku vetëm në vitet e fundit janë vrarë disa persona e shumica e ngjarjeve kanë mbetur pa autorë.

Burime nga policia bënë me dije se ndryshimet kanë për synim përsosjen e punës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu