Ndryshohet ora policore, flasin qytetarët

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nga data 1 Qershor të hiqet maska në ambientet e jashtme, por do të vijojë në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Ora policore nga 22 që është do të kalojë në orën 23 deri në 6 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllur, ndërkohë që muzika do të vijojë të lejohet deri në 22.

Por si e komentojnë qytetarët këtë vendim? Disa prej tyre shprehen duke thënë se masat kufizuese duhet të hiqen të gjitha e të tjerë janë kundra ndryshimit të orës policore.

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, situata është e kontrolluar, e mendojnë se ky kontroll ka të bëjë me zbatimin e masave, dhe efekti i vaksnimit në mënyrë të organizuar e nëse situata do të vazhdojë kështu, nga 1 korriku do të shtyhet edhe një orë ora policore.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu